Kryeministri Rama bëri me dije ditën e djeshme se duke filluar nga e dita e enjte maskat do te jene të detyrueshme për t’u mbajtur kudo, si në ambiente të mbyllura ashtu dhe në ambiente të hapura.

Ne një interviste për “News24”, mjeku i njohur Artan Koni e ka cilësuar si të palogjikshëm këtë vendim, pasi sipas tij nuk do të zbatohet nga qytetarët.

“Kjo është një masë pa asnjë lloj logjike, ndaj dhe do të haset rezistenca e njerëzve. Nuk mund të bëhet kjo me polici apo me gjoba. Ne jemi mësuar me këtë qeveri, ngrihet i pari i vendit në mëngjes, bën një VKM dhe kaq. Patjetër që nuk do të zbatohet, jam i sigurt, ashtu siç nuk u zbatua karantina. Masat shtrënguese në karantinë u implementuan brenda Unazës së Vogël, jashtë saj, nëpër lagje, nuk kishte karantinë, as policë rrugëve që të mbikëqyrte. Po flasim për Tiranën, s’po flasim fare se çfarë bëhet në qytetet e tjera. Nuk e mban dot shtetin në karantinë me dhunë. Mund të nxjerrësh ca ushtarakë me pushkë për të bërë foto, por nuk e mban dot karantinën. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me maskat, sepse njerëzve po iu sillet një rregull, që nuk e kuptojnë dhe nuk e miratojnë”, tha ai.






Previous articleKryemministri Rama ndryshoi qëndrim për maskat, qytetarët të ndarë

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re