Maturantët do të zhvillojnë ditën e sotme provimin dytë, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Në total janë 27 mijë maturantë që u nënshtrohen testimit, të cilët jo vetëm mbyllin siparin e një cikli 3-vjeçar, gjimnazin, por edhe iu shërben si trampolinë drejt universitetit.

Rezultatet e fundit në këto provime, sikundër gjithë vitet e shkollimit do të jenë përcaktuese për të fituar një kuotë studimi në universitetet shtetërore dhe private në vend.

 

Provimi i standardizuar nis në orën 10:00 njëkohësisht nga 145 qendrat e testimit.

Maturantët kanë 2 orë e gjysmë kohë për t’u dhënë zgjidhje pyetjeve me alternativa dhe zhvillim të provimit.

Katër provimet e detyruara të Maturës Shtetërore zhvillohen me një javë distancë nga njëri-tjetri. Provimi i parë ishte ai i Gjuhës së Huaj që u zhvillua më 3 Qershor.

Sot, më 10 qershor, do të zhvillohet provimi kombëtar i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, ndërsa më 17 qershor testi për lëndën e Matematikës.

Pasi të rinjtë të kenë marrë disa prej notave të provimeve të zhvilluara, më 24 qershor japin testin e fundit, atë të Lëndës me Zgjedhje, provim që tregon edhe orientimin shoqëror apo shkencor të maturantëve që do të aplikojnë në universitete.

 

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko