Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka reaguar pas daljes së maturantëve në protestë në lidhje me tezën e matematikës.

Kushi shkruan se po vlerësohet niveli i vështirësisë së çdo pyetje në test dhe në rast se rezulton mbi nivelin e parashikuar, do të rishikohet shpërndarja e pikëve në test dhe mënyra e vlerësimit.

Postimi i plotë:

Të dashur maturantë,

Siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj. Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës.

Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit.

Ju uroj shumë suksese për provimin e radhës!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re