Edhe sot ka një dilemë se kush ishte lojtari më i mirë në historinë e futbollit mes Maradonës dhe Messit me këtë të fundit që duket se e kanë zgjedhur pas fitimit të Kupës së Botës 2022 të Katarit me kombëtaren e Argjentinës.
Por është një tjetër legjendë e futbollit që ka bërë histori.
Sandro Mazzola kishte folur për këtë në një intervistë për La Repubblica: ai tha se “Ishte Pelé, dhe më pas të gjithë të tjerët.
E pashë duke luajtur, atje, në të njëjtën fushë dhe nuk u besoja syve. Ai ishte dy metra larg. por ai ishte si në Hënë.Ne shkuam në fushë për t’u nxehur dhe ne thjesht e pamë atë, si lëvizte, çfarë bëri me nxemjet, si mund ta përkëdhelte topin ashtu. Dhe unë po ndiqja përgjigjen e një sekreti që nuk ka përgjigje: dhe që mund ta quash vëtem art”.
Pastaj Mazzola shkoi shumë më larg duke e konsideruar atë si më të mirin e të gjithë kohërave : “Është e vështirë të thuhet, por për mendimin tim po. Pelé ishte një alien.
Ai më la të habitur kur dribloi përgjatë vijës së këndit, pa e humbur kurrë topin. Ai e kishte atë. i ngjitej në këmbë dhe e përkëdhelte siç nuk e kisha parë tek asnjë tjetër , madje as Maradonën dhe Messin dhe më pas buzëqeshte: Do të doja që fëmijët e sotëm t’i shihnin ato filma atë lojë, të bukur dhe të pastër”.
