Mark Molla, ish-administrator i Ujësjellësit Shkodër, dëshmoi sot në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) në procesin penal ndaj Bardh Spahisë, ish-kryetarit të Bashkisë Shkodër.

Molla, njëherazi kallëzuesi i çështjes, deklaroi se largimi i tij nga detyra ka ndodhur në kundërshtim me ligjin dhe në shkelje të tre vendimeve gjyqësore.

Në dëshminë e tij, Molla tha se në maj 2022 ishte njoftuar me një urdhër largimi të ardhur me postë dhe se nuk ishte ftuar kurrë në asnjë mbledhje të asamblesë për vendimin e shkarkimit. Ai theksoi se gjykatat nuk e njohën asnjërin prej vendimeve të Spahisë për ta larguar nga detyra.

Sipas Mollës, pas urdhrit të tretë të largimit, një përfaqësues i Bashkisë i kërkoi të lironte zyrën, por ai refuzoi pa një vendim gjyqësor. Ai shtoi se ndërtesa e ujësjellësit u rrethua nga policia dhe se zyra e tij u thye nga një komision, i cili ishte miratuar një ditë pas thyerjes.

Molla deklaroi gjithashtu se nga 320 punonjës, Spahia kishte urdhëruar që vetëm 62 persona të kishin akses në institucion.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko