SPANJË– Një video nga Spanja ka bërë xhiron e rrjetit duke treguar se dashuria e vërtetë ekziston. Koronavirusi detyroi ndarjen e shumë personave nga miqtë dhe të afërmit e tyre, por përjashtim nuk bënë as kafshët.
Kjo është edhe historia e Ismael Fernández, i cili për shkak të koronavirusit duhet që të kthehej në banesën e tij dhe ta linte gomarin e tij tek i vëllai. Shumë kohë kaloi dhe pas lirimit të masave Fernández u rikthye që të takonte kafshën e tij me frikën se nuk do ta mbante mend.
Në moment kur e thërret kafsha shkon dhe fillon menjëherë që të pëllasë e të qajë për të zotin e saj. Sigurisht që as i riu nuk i ka përmbajtur lotët. Më pas ai vendosi që ta postonte videon, e cila u bë virale.
“Nuk kam turp se po më dëgjoni duke qarë, sepse është një tregues që dashuria pa kushte ekziston,”-shkruan ai.
Po ju u përlotët?
(k.m./dosja.al)