Eksperienca e Kylian Mbappe te Paris Saint Germain është në muajt e fundit, pasi sulmuesi 25-vjeçar francez duket i vendosur që të bashkohet me Realin e Madridit në fund të sezonit, kur edhe i përfundon kontrata me klubin francez.

Ëndrra e Mbappe për të veshur fanellën e Realit është e vjetër tashmë, por duket se pas 7 sezonesh në kryeqytetin francez, tashëm është gati të transferohet në Madrid, teksa pritet që zyrtarizimi të vijë brenda muajit shkurt.

Për të veshur fanellën e Realit të Madridit, Mbappe ka bërë një sakrificë ekonomike të konsiderueshme, pasi pritet të firmosë me një pagë ndjeshëm më të ulët sesa 72 milionë eurot në sezon që i ofronte PSG-ja.

Për më tepër, sipas paktit që ka bërë me Al Khelaifin, Mbappe ka marrë përsipër të heqë dorë nga bonusi i besnikërisë prej 80 milionë eurosh, nëse largohet me parametra zero nga PSG-ja.

Tashmë në Madridi janë të bindur se magjitë e Mbappe do të mund t’i shijojnë live nga shkallët e “Santiago Bernabuet” që prej verës së ardhshme, teksa Ancelotti ka nisur të studiojë tashmë një Real me yllin francez në qendër të projektit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re