Një sondazh i Eurobarometer tregoi se shumica e qytetarëve të Bashkimit Evropian mbështesin fillimin e Konferencës për të Ardhmen e Evropës dhe kërkojnë që votat e tyre të respektohen më shumë në procesin e marrjes së vendimeve të rëndësishme shoqërore dhe politike në BE, njoftoi Parlamenti Evropian.

Konferenca për të Ardhmen e Evropës është konceptuar si një forum i hapur, pra një platformë e gjerë për diskutimin e çështjeve të rëndësishme në të cilat do të jenë në gjendje të marrin pjesë qytetarë dhe pjesëmarrës të ndryshëm nga të gjitha sferat e jetës, duke përdorur platforma dixhitale dhe të internetit.

Megjithëse votimi në zgjedhjet evropiane konsiderohet nga 55% e të anketuarve si mënyra më efikase e komunikimit me vendimmarrësit në nivelin e BE-së, ekziston një dëshirë shumë e madhe që qytetarët e BE-së të kenë një ndikim më të madh në vendimet për të ardhmen e Evropës.

Ndikimi pozitiv në demokracinë në BE

Tre të katërtat e qytetarëve besojnë se platforma Konferenca për të Ardhmen e Evropës do të ketë një ndikim pozitiv në forcimin e demokracisë në BE.

76 përqind e tyre plotësisht ose kryesisht pajtohen se përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në drejtim të demokracisë në BE, me një shumicë në të gjitha shtetet anëtare të BE që mbështesin këtë pikëpamje.

Një pjesë e madhe e të anketuarve, 60 përqind, thonë se kriza e Corona-s i ka shtyrë ata të mendojnë më intensivisht për të ardhmen e BE, me 92 përqind, 55 përqind plotësisht dhe 37 përqind përgjithësisht, duke rënë dakord që qytetarët duhet të jenë më të përfshirë në debate për çështje të rëndësishme, domethënë që votat e tyre duhet të “respektohen më shumë në vendimmarrjen për të ardhmen e Evropës”.

Shumë besojnë se në Konferencën për të Ardhmen e Evropës duhet të marrin pjesë njerëz nga të gjitha sferat e jetës dhe se të rinjtë duhet të luajnë një rol të veçantë në diskutime, si dhe qeveri kombëtare, anëtarë të akademisë, ekspertë, intelektualë dhe shkencëtarë.

Pak më shumë se gjysma, 51 përqind e të anketuarve thanë se do të bashkoheshin në diskutime, ku qytetarët e Irlandës, 81 përqind, Belgjikës, 64 përqind e të anketuarve dhe Luksemburgut dhe Sllovenisë, 63 përqind secili, janë veçanërisht të interesuar.

Të mërkurën, presidenti i PE David Sassoli, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe kryeministri portugez Antonio Costa do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët mbi Konferencën mbi Ardhmërinë e Evropës, duke hapur më në fund rrugën për fillimin e saj.

Konferenca do të zgjasë më pak se sa ishte planifikuar fillimisht, një vit në vend të dy.

Përfundimet e Konferencës priten në pranverën e vitit 2022.

Konferenca fillimisht ishte planifikuar të fillonte në 9 maj të vitit të kaluar, kur festohet Dita e Evropës, por për shkak të pandemisë COVID-19, ajo do të fillojë një vit më vonë në të njëjtën datë.

Konferenca do të bashkë-drejtohet nga presidentët e KE, PE dhe kryeministrat e presidencave të rradhës.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re