Shqipëria ka shanse kualifikimi në fazën me eliminim direkt në Euro 2024, por me sa duket ekspertet e statistikave e shohin si pak të mundshëm.

Nëpërmjet 20 mijë simulimeve simulimeve kompjuterike të rezultateve, ekspertët e “Football Meets Data” kanë përcaktuar se cilat janë përqindjet që kanë kuqezinjtë për t’u pozicionuar në një vend apo një tjetër në grup.

Sipas tyre, Shqipëria ka vetëm 2% mundësi që të dalë në vendin e dytë në grup pas ndeshjeve të treta që do të luhen të hënën. Sipas simulimeve kompjuterike, me 36% mundësi Shqipëria del e treta, ndërsa ka 62% mundësi të dalë e katërta.

Në total, ekspertët përllogaritin se Shqipëria ka vetëm 8 % mundësi q ëtë kualifikohet në fazën e 16 skuadrave më të mira.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re