Gjimnazi “Sami Frashëri” në Përmet është mbyllur pasi 5 mësues kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Bëhet me dije se fillimisht ka dalë pozitive një mësuese e gjimnazit dhe më pas u janë bërë tamponët personave me të cilët ajo shoqërohej në ambientet e shkollës.

Në përgjigjet e testeve kanë dalë pozitivë edhe 5 mësues të tjerë, ndërkohë që nuk është kryer tampon për asnjë nga nxënësit të cilët mund të kenë pasur kontakt me to.

Sipas informacioneve fatmirësisht nuk ka asnjë fëmijë me simptoma të Covid-19.

Gjithsej në Përmet janë 16 raste pozitive dhe 2 vdekje prej Covid. Kurse në të gjithë vendin gjithsej janë 13259 raste pozitive që nga fillimi i pandemisë dhe 377 humbje jete përkatësisht (Qarku Tiranë 179, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 20, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re