Skip to content

Mbyllet telenovela, Vinicius Jr vendos të ardhmen, qëndron te Real Madridi

skysports vinicius real madrid 6342901 sd 1024x576

Vini Jr do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit, pavarësisht spekulimeve të fundit për të ardhmen e tij.

Sipas raportimit të Sky Sports News, sulmuesi brazilian pritet të qëndrojë në “Santiago Bernabéu” pas bisedimeve të zhvilluara mes palëve për kontratën.

Burime pranë klubit kanë konfirmuar se diskutimet kanë qenë pozitive dhe se Vinicius mbetet pjesë e planeve afatgjata të Real Madridit. Kjo i jep fund, të paktën për momentin, zërave që e lidhnin 26-vjeçarin me një largim të mundshëm gjatë kësaj vere.