Rreth 150 tregtarë të tregut të Orizit protestuan këtë të mërkurë para Bashkisë së Vlorës.

Shkak u bë vendimi i AKU për mbylljen e mënjehershme të tregut ku ata shisnin.

Por sipas autoritetit kombëtar të ushqimit, mbyllja e tregut erdhi si rrjedhojë pasi kishte dyndje qytetarësh dhe rrezikohej përhapja e virusit Covid-19.

Ndërkohë edhe në Shkodër, tregtarët e veshmbathjeve dhe produkteve kozmetike të tregut të mbyllur të Zdralës protestuan para drejtorisë së Tatimeve pasi nuk u lejohet që të vazhdojnë aktivitetin e tyre ndonëse nuk përfitojnë nga paga e luftës.

Në protestë dolën dhe tregtarët e rrobave në Fier, të cilët kërkuan që të përfshihen në pagën e luftës për faktin se prej një muaji e kanë mbyllur aktivitetin e tyre. 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re