Një incident i pazakontë dhe me përmasa skandali ka shpërthyer në Kupën e Botës, këtë herë jo në fushën e blertë, por brenda dhomës së VAR-it.

Zyrtari Shaun Evans u kap nga kamerat gjatë transmetimit duke bërë një gjest me dorë që ngjalli reagime të ashpra e të menjëhershme, pasi u interpretua masivisht si një simbol i lidhur me grupet e ekstremit të djathtë dhe lëvizjet e supremacisë.

Tik nervor apo mesazh ekstremist i koduar?

Pasi pamjet bënë xhiron e botës, Evans theu heshtjen duke mohuar kategorikisht çdo lidhje me grupet ekstremiste. Ai u justifikua duke u shprehur se lëvizja e dorës ishte thjesht një “dridhje e pavullnetshme dhe e nënvetëdijshme”, një lloj tiku nervor i shkaktuar nga stresi dhe përqendrimi i lartë gjatë monitorimit të ndeshjes.

Megjithatë, debati në rrjet mbetet i ndezur. Kritikët theksojnë se ekstremistët i përdorin shpesh këto gjeste (si p.sh. shenja “OK” me gishta) pikërisht për të krijuar një “zonë gri”, duke dërguar mesazhe të koduara për mbështetësit e tyre, për t’u justifikuar më pas se ishte thjesht një keqkuptim ose lëvizje e rastësishme. Tani, sytë janë drejtuar nga FIFA, e cila pritet të rishikojë pamjet dhe të mbajë një qëndrim zyrtar mbi këtë shkelje të mundshme të politikës së saj me tolerancë zero ndaj mesazheve politike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re