Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga skema që përdornin efektivët e policisë së Rinasit në bashkëpunim me pronarin e një agjencie udhëtimi, të cilët merrnin ryshfet për të kaluar në BE personat që kishin thyer rregullat.

Në dosjen e siguruar nga Gazeta Panorama Online zbardhen komunikimet ne aplikacionin “Single” mes punonjësit të policisë, Briken Tereziu me shtetasin Eneo Sulejmanaj.

Sipas skemës, Sulejmanaj i gjente personat me probleme dhe më pas i dërgonte tek punonjësi i policisë, ky i fundit gjende mënyrën për t’i lejuar ata që të kalonin për në BE edhe pse kishin probleme.

“Do të dërgoj nipçen të vij të takoj. Tani keni një familje ne aeroport për ne Catania Malta. Burri është me dokumente, nusja ka kaluar ditët dhe ka 2 femijë të vegjël. Më ka 280 euro për të më dhënë po i them ti lej lart të gjitha”, thuhet në një pjesë të bisedës.

Pjese nga dosja

Nga këqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 11.01.2024, nga ora 10:15 AM – 07:06PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: O vlla mirmgjes

Brikeni: Mirmgjes

Eneo: Se erdha pak von. Do tdergoj nipcen tvi takoj. Tani ken je familje ne aeroport per ne Catania malta. Burri eshte me dokumenta nusja ka kalu ditet dhe ka 2 femij tvegjel. Mka 280 euro per tmdhen po i them ti lej lart tgjitha. I dërgon pasaportën e shtetasit Rexhep Rramçi. Ky është me dokumenta

Briken: Ok

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetases Nikoleta Rramci. Nusja. Ke 8?

Briken: Ok do dalësh nga darka?

Eneo: do dal tani për pak

Briken: Se me duhet me myll ca pune. Ok

Eneo: Po ngjiten lart

Briken Ok

Eneo: aty jan vlla marun ata vlla ail an aty?

Briken: Po. Ta shof ca ka lon

Eneo: Ku je vlla

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Nikoleta Rranci është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 11.01.2024 ora 10:55 nga punonjësi I policisë me username në TIMS TereziuB, në tejkalim të ditëve të qëndrimit.

Dt.12.01.2024 ora 11.40 PM pass Ilirjan Gega dtl.31.03.1981 nr. personal I10331099J;
Dt.12.01.2024 ora 11.40 PM pass Ervin Çili dtl.06.03.1989 nr. personal I90306019U;

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 12.01.2024, nga ora 11:40 PM – 11:44 PM dhe më datë 13.01.2024 nga ora 07:22AM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: I dërgon pasaportat e shtetasve Ilirjan Gega dhe Ervin Çili

Briken: Po

Eneo: Neser njeti Catania 8 e 20

Briken: ok I len aty apo te ti

Eneo: Tthem nmgjes se sjam aty. I tak nipcja tshkruj direkt vlla

Briken Ok

Eneo: Rrofsh vlla

Briken: Me mer

Eneo: Naten

Briken: se mos jam gjum

Eneo Ok vlla

Briken: Naten

Biseda më datë 13.01.2024

Mgjes vlla. Ervini është ngjit lart. Kurse ky tjetri iku sdo me u nis fare. E ka taku nipcja ervinin. Ka shku ken je flori ky si sportel sdi nga eshte ngatarru lart.

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Ervin Çili është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 13.01.2024 ora 11:19 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, pa probleme në sistem.

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Ilirjan Gega është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 09.02.2024 ora 16:32 nga punonjësi i policisë me username në TIMS GremiI, në tejkalim të ditëve të qëndrimit.

Dt.14.01.2024 ora 09.44 AM pass Ahmet Shehaj dtl.07.03.2003 nr. personal K30307095Ë;

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 14.01.2024, nga ora 09:44 AM – 10:06 AM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit Ahmet Shehaj. Mgjes vlla. Tiranë Bari Malta

Briken: Aty apo ?

Eneo: Jo vlla e ka taku

Briken: Ok

Eneo: Tek 8 ?

Briken: Po

Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Ahmet Shehaj është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 14.01.2024 ora 10:25 nga punonjësi I policisë me username në TIMS TereziuB, në tejkalim të ditëve të qëndrimit.

Dt.15.01.2024 ora 01.16 PM pass Florian Xhindi dtl.06.08.1984 nr. personal I40806062J;

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 17.01.2024, nga ora 01:16 PM – 01:53 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht

Eneo: Mgjes vlla si je. E shofim dot kte

Brikeni: Ma nis

Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit Florian Xhindi

Briken: 2 min. Ok është

Eneo: Voice call, ja ta kontrolloj iher dhe andej nga greku se mos ka ndonje gje qe si del. Se nuk e kan deportu ktu ate dhe po ashtu ta nisim

Briken: Ok

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re