Përgjegjës i Zyrës Arsimore Bulqizë është marrë peng dhe është kërcënuar nga një 29-vjeçar i cili ka pretenduar se duhet “t’i rikthente familjarët e tij në vendet e punës”.

Policia e Bulqizës bën me dije se ka arrestuar si të dyshuar për ngjarjen shteteasin A. K., 29 vjeç, banues në Shupenzë.

Sipas bluve, “përgjegjësi i Zyrës Arsimore Bulqizë, K. K., 52 vjeç ka bërë kallëzim se 29-vjeçari e ka kanosur dhe e ka mbajtur në automjet, pa dëshirën e tij, me qëllim që t’i rikthente familjarët e tij në vendet e punës”.

NJOFTIMI

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi:

A. K., 29 vjeç, banues në Shupenzë, pasi shtetasi K. K., 52 vjeç, me detyrë përgjegjës i Zyrës Arsimore Bulqizë, ka bërë kallëzim se 29-vjeçari e ka kanosur dhe e ka mbajtur në automjet, pa dëshirën e tij, me qëllim që t’i rikthente familjarët e tij në vendet e punës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re