9 maj Me mbështetjen e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, përmes programit IPARD, “Gjedra” shpk në Berat, një kompani e specializuar në grumbullimin dhe përpunimin e bimëve mjekësore, bashkëpunon me 3500 fermerë të zonës dhe eksporton produktin final të saj në tregjet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E krijuar që prej vitit 1993, sot kjo sipërmarrje është shndërruar në një ndër eksportueset kryesore të bimëve mjekësore në Evropë edhe më gjerë.

Përveç tregut të bimëve mjekësore, “Gjedra” e ka zgjeruar portofolin e produkteve që përpunon dhe eksporton, duke përfshirë edhe frutat e ndryshme, kryesisht mollën dhe boronicën.

Në sajë të financimit nga programi IPARD II, u mundësua ndërtimi i një magazine të re për ruajtjen e bimëve, si edhe u investua në makineri për tharjen e frutave, duke ruajtur vlerat e produktit në përputhje me standardet evropiane të cilësisë.

AZHBR, përmes programeve të mbështetjes, ka rritur të ndihmojë në ndërtimin e sipërmarrjeve të cilat shërbejnë si modele suksesi në sektorë të ndryshëm të bujqësisë, duke kontribuar në uljen e papunësisë, rritjen e të ardhurave dhe zhvillimin rural.

#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/05/gjen.png) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/05/gjen2.png) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/05/gjen3.png) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/05/gjen4.png) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/05/gjen5.png) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item6 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/05/gjen6.png) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_1 .td-doubleSlider-2 .td-item7 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/05/903B2749.jpg) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 7

/gj.m/r.e/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re