Kryeministri Rama i pyetur se cfarë zgjidhje do të gjendet për korrupsioni në Shqipëri, u shpreh se është ende duke punuar për të zhdukjen e korrupsioni. Duke përmendur arrestimin e ish-gjyqtares Enkelejda Hoxha dhe të mjekut Edvin Prifti, Rama tha se këto janë arritjet e para të Reformës në Drejtësi.

Ai shtoi se shumë qytetarë i shkruajnë se pse s’ke arrestuar këtë dhe pse s’ke arrestuar atë dhe përgjija për këtë është se ai nuk është prokuror dhe se Reforma në Drejtësi do kohën e vetë.

Rama: Korrupsioni është një alternativë e një shërbimi të munguar. Aty ku mungon, apo mohohet një shërbim apo i bëhet i vështirë qytetarit aty korrupsioni fiton terren. Patjetër që nëse e shohim sot me sy kritik ne kemi një problem të madh me korrupsionin, por nëse vendosim një prespektivë nga u nisëm besoj se do të kemi një progres dhe të vazhdojmë punën. Me shërbimin online kemi hequr kontaktit e qytetarit me atij të sportelit. Ardhja e korrupsionit për çdo dokument, për të marrë një akses më të shpejtë. Por, po të shohim ne e nisëm me 3 shërbime, sot e kemi me qindra shërbime. Praktikisht kemi shumë mundësi ryshfeti që kemi hequr, kjo nuk është problem kjo do të thotë që duhet të vazhdojmë punën. Pra nëse kemi problem me hipotekat, që mund ta kemi në ato zona ku hartat nuk janë filtruar që nuk e merr kompjuteri do të detyrohemi ta vazhdojmë në metodën e vjetër. Por është pjesa tjetër që mund të vazhdojnë të zgjidhen online.

Shërbimet në shëndetësi, nuk i zgjidh dot online. Këtu ne kemi fazën që do të ndryshojë menaxhimin e spitaleve, për këtë arsye në do ta kthejmë spitalin e fierit në modelin e anatomisë si një projekt pilot ku do të shohim, pra autoritetet e shëndetësisë dhe autoritet e spitaleve do të shohim si funksion  aty dhe do të marrin leksione. Për 3 vite do të jetë shërbim turk, do të bashkohen me 320 mjek shqiptare dhe këtë do ta shtrijmë në të gjithë territorin shqiptarë.

Turqia ka pasur të njëjtin problem si këtu për nga ana e shëndetësisë. Nuk kishim as përparëse, ky nivel ka akoma ndërhyrje dhe përmirësim. Do të krijojmë një sistem pasi mjekët dhe infermierët janë më të motivuar në bazë të shpërblimit që marrin. Unë jam optimist pasi fazën më të vështirësitë e kemi kaluar, tani duhet të vazhdojmë punën.

Kemi folur për një projekt shumë të rëndësishëm që do të lidhë lagjen historike në objektet e kultit dhe që shkon pastaj në lagjet e tjera. Ka filluar me prishjen e shkollës së vjetër dhe shikoni çfarë çlirimi i madh këtu. Pse e solla si shembull? Sepse nëse ne e shikojmë sot, por nëse e gjykojmë me nga e kemi nisur puna ka filluar. Janë hedhur disa baza, por duhet të vazhdojë puna.

Po diskutonim me Nasipin për reformën në drejtësi, dhe ka pasur një entuziazëm. Një pjesë e madhe nuk e ka kuptuar që vetting është vetëm hedhja e bazave, është vetëm pastrimi dhe nga pastrimi çlirohet sistemi. Por nuk është se u hoqën disa dhe u pastrua, duan kohën e tyre.

Më shkruajnë mua pse s’ke arrestuar këtë pse s’ke arrestuar filanin, a thua se unë jam prokuror.

Ama nëse e shikojmë sot disa shenja pozitive janë dhënë, u arrestua një gjyqtare e cila kishte marrë vendime të rënda. U arrestua një mjek i cili kishte rrjepur dynjanë, deri dje kjo nuk ndodhte. Edhe e fundit që ka krijuar një turbullirë të madhe që ka krijuar turbullira, me vendimin për të vlerësuar për punën e tij që dihet me kë është përplasur.

A kemi hedhur ne bazat? Kjo nuk diskutohet. A do të kemi durim të vazhdojmë? Duhet të kuptojmë që qeveria ka në dorë të mbështesë dhe të vazhdojë, Por kush mund ta bëjë këtë? Kjo është shumë e qartë.

Korrupsioni po luftohet duke reformuar sistemet, por kjo ende nuk është në atë nivel dhe zgjedhja është shumë e qartë të vazhdojmë apo të ecim mbrapa.

(R.G/Faxweb.al)

vijon..

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re