Në lidhje me ngjarjen të ndodhur në Shënvlash, Durrës ku familjarët vranë dhe varrosën në kasolle babain e tyre, Pëllumb Meta 50-vjeç, ka folur edhe vëllai i këtij të fundit, Ramazani.

Ai është shprehur për Top Channel se kur është interesuar për vëllain e tij, Blerina Meta i ka thënë që është larguar me makinë, gjë që i është dukur e dyshimtë, pasi punonte dhe ishte angazhuar.

Gjatë ditëve para se policia të zbardhte ngjarjen dhe të zhvarroste trupin, Ramazani thotë se e ka kërkuar ngado, por në fakt e kishte pasur shumë pranë.

“Ne e kem i marrë vesh ngjarjen nëpërmjet policisë. Nuk dinim asgjë. Kur mora vesh se kishte humbur erdha në shtëpi dhe pyeta kunatën si është kjo punë. Ata më thanë nuk dimë gjë, ka ikur së bashku me makinën. E dyshimtë mu duk ikja së bashku me makinën, se këtu ishte në punë i angazhuar. Nuk dyshoja tek fëmijët dhe familja e vet. Një natë erdhi policia nga ora tetë dhe thash ç’ne. Erdhën tre makina fillimisht dhe më pas u mbushën plot. Erdha me gjithë nusen dhe nuk na lanë të hynim. Ikëm tek shpija dhe rreth orës 11 e kanë zhvarrosur. Unë vëllain e kisha pasur këtu, unë po e kërkoja gjithandej. S’kemi lënë vend pa kërkuar”, tha ai.

Për sa i përket marrëdhënies së Pëllumb Metës me Hygertën, dy djemtë dhe bashkëshorten, Ramazan Meta shprehet se kanë qenë shumë të mira.

“Hygerta s’ka pasur asnjë lloj arsyeje për ta bërë këtë. I ka mbajture shumë mirë, të mrekullueshëm, i ka shkolluar, për t’i dhënë një jetë sa më të lumtur. Mundimi i atij vëllai, ata ia shpërblyen në këtë lloj mënyrë. Mirë që ma vranë por edhe ma varrosën tek kasollja lopës. Unë nuk kisha një vlla që t’ia bënin ashtu”, shtoi më tej ai.

Ramazani ka thënë po ashtu se fëmijët e vëllait e të tij ka qenë të qetë, përvec djalit të madh Hysen Meta, i cili kishte prirje të dhunshme dhe së fundmi kishte nisur të konsumonte edhe lëndë narkotike.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re