Kryetarja e grupit parlamentar të PDIU, Mesila Doda, duke komentuar zhvillimet e fundit politike është shprehur se PS po ndjek një mekanizëm të gabuar duke bllokuar të gjitha kërkesat e opozitës në Kuvend.

E ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” në News24, Doda tha se “opozita vetëm fjalën ka, është pushtet i madh, por nëse ka frikë edhe nga fjala ky nuk është tregues i një demokracie të shëndetshme”.

Duke folur për Prokurorinë e Posaçm (SPAK) ajo tha se ky institucion i drejtësisë ka bërë një punë të mirë dhe se është shpresa e vetme e shqiptarëve që diçka të ndryshojë.

Ndër të tjera Doda u shpreh duke thënë; ‘do Zoti nuk mblidhen të gjithë bashkë dhe ta heqin SPAK-un’.

 “Pati një evidentim nga RAI3, një shkrim nga Bild dhe opozita ka të drejtën e saj të ketë aksionin e saj opozitar. Sa i përket mënyrës si u zhvilluar seanca plenare, nuk është se pati tymuese, pati një debat më të ashpër, deri këtu nuk ka asgjë. Ajo që më duket si një mekanizëm i gabuar nga mazhoranca është bllokimi i çdo kërkese të opozitës për mocione, debate, etj.

Opozita vetëm fjalën ka, është pushtet i madh, por nëse ka frikë edhe nga fjala ky nuk është tregues i një demokracie të shëndetshme. Qeveria do bëjë punën e vetë si ekzekutiv, ndërsa parlamenti do bëjë punën e vetë. Kam thënë se do Zoti nuk mblidhen të gjithë bashkë dhe ta heqin SPAK-un. Sot SPAK ka mbështetje shumë të madhe, jo vetëm amerikanët, por ka mbështetje të madhe nga shqiptarët. Këtë e shohin si shpresën e vetme për të ndryshuar diçka, unë vetë e shoh të tillë. Ka bërë një punë të mirë, ka edhe gabime, por diçka po lëviz”, tha ajo.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re