Luçiano Bardhi
Mjek imazherisht, Nutricionist

Melatonina nuk prodhohet vetëm nga truri, por dhe ne organe te tjera. A e keni menduar ndonjehere se problemet me gjumin shkaktojne dhe infarkt kardiak apo plakje te hershme?

Gjëndra pineale është një gjëndër me funksione të ndryshme në gjallesa të ndryshme dhe është nën kontrollin fotoneuroendokrin. Gjendra pineale  prodhon një hormon të quajtur melatonin (N-Acetil-5-Metoksitriptaminë), i cili sintetizohet veçanërisht në errësirë,dhe nuk deshiron aspak ambient me ndricim artificial.

Melatonina është një pastrues i fuqishëm i radikalëve të oksigjenit dhe për këtë arsye vonon dëmtimin e indeve. Prodhimi i melatoninës nga gjëndra pineale mund te kryhet ne menyre te shendetshme kur shendeti i zorreve eshte i shendetshem dhe i pa-demtuar.

Sipas një teorie të pranuar të plakjes,degjenerimi anatomik dhe funksional i atribuohet dëmtimit të shkaktuar nga radikalet e lira,e cila niset dhe nga faktori i mos-sintetizimit te melatonines.

Sulmi i radikaleve të lira në neuronet ose indet nervore shkakton formimin e shumë kushteve neurodegjenerative.

Me procesin e plakjes,radikalet e lira shumohen aq shume,saqe qeliza e ka te pamundur qe te kryeje apoptazen e kontrolluar (vdekjen e kontrolluar qelizore)Melatonina eshte shume esencial si dhe ne funksionin e muskulatures se zemres,persa i perket lubrifikimit te arterieve koronare.

Ulja e nivelit të melatoninës shoqërohet me moshën dhe efektin e kësaj situate në organizëm.

Promovimi i degjenerimit është një nga shtyllat kryesore të të gjitha këtyre teorive.

Në dritën e këtij informacioni, melatonina është mbrojtëse në parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative tek të moshuarit.

Melatonina finalizohet nga enzima melatonin hidroksilazëku me pas konvertohet në metabolitin e tij, 6-hidroksimelatonin.Kur melatonina administrohet në mënyrë intravenoze, atehere shperndahet me shpejte.

Prodhimi i melatoninës nga gjëndra pineale tek njerëzit dhe kafshët,deri dje thuhaj se ngadalesohej me procesin e plakjes,por sot po del e kunderta,ku nuk eshte plakja ajo qe ul nivelet e melatonines por keq-ushqyerja e cila demton neuronet apo zonen e hipokampusit ne tru.Flini në errësirë ​​për melatonin,nese doni qe gjumi juaj te jete efektiv.

Për mjaftueshmërinë e melatoninës, është e nevojshme të flini në errësirë. Ka një sasi të lartë melatonine në boronicë, kamomil,arra, bajame dhe lajthi. Një substancë në tru e quajtur orexin është gjithashtu e rëndësishme në rregullimin e aktiviteteve mendore si gjumi dhe uria.

Nivelet e oreksinës zvogëlohen kur rritet marrja e karbohidrateve. Kjo shkakton rritjen e lodhjes dhe lodhjes dhe ngadalëson metabolizmin. Sidomos në vjeshtë, ata me prirje për depresion duhet të konsumojnë ushqime të pasura me proteina. Sepse ushqimet proteinike rrisin sasinë e oreksinës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re