Dhënia me koncesion e Parkut Kombëtar të Butrintit, po has në kundershtime të forta nga ekspertët dhe shoqëria civile.

Një grup qytetarësh kanë protestuar sot, në Butrint. Ata e quajnë afer korruptive privatizimin e historisë.

“Edhe një pensionist duhet të pagiajë 5 mijë lekë për të parë parkun. Nuk mbahet për ruajtjen e kulturës. Morën pjesë shumë specialist, e keqja është se gjithë ky studim nuk shkon në buxhetin e shteti, por tek ata që e gjetën të gatshëm, edhe udhëheqësit që e dhanë këtë park. Në zonën më të largët , futet Ksamili dhe këto zona që janë studiuar që parku të kishte zgjerimi. Privatët e ngushtuan dhe nuk dimë se cfarë ndodh. Dalin monumente nga më të mirat”– u shpreh një prej protestuesve.

Sipas protestueve qeveria shqiptare ka detyrë të mbrojë parqet kombëtare dhe jo ti privatizojë ato. Rreth 2 milion euro të ardhura që Parku Kombëtar i Butrintit gjeneron  në vit thonë se janë të mjaftueshme për mirëmbajtjen e ikonave dhe siteve arkeologjike që Butrinti posedon.

Ekspertët mjedisor i frikësohen faktit se koncensionarët do të përfitojnë vetëm të ardhura nga Butrinti, dhe jo pa qëllim është zgjedhur siti arkeologjik më i vizituar për tu dhëne më PPP.

“Unë vij sot në këtë protestë jo si anëtar i PS, por si qytetar, si ekspert që më dhëmb shpirti për këtë vlerë, park që është ndër 5 më të mirët e Europës dhe në 10 parqet më të mira të botës. E kam nisur punën këtu që në 1970. Në këtë mjedis, e kanë sjell specialistët me përkushtim, pasion. Është një park me vlera me jashtëzakonshme kombëtare dhe ndërkombëtare, arkeologjike dhe natyrore, ka marrë statusin pasuri e Unesco-s. Do të doja të ishin shumë qytetarë”– u shpreh eksperti Kristo Kauri.

Nga maji deri në tetor Butrinti mirëpret nga 200 deri në 2000 vizitorë në ditë, me një biletë që kushton 1000 lek duke e kthyer atë në një makineri parash.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re