Nëse keni dhimbje dhëmbi, duhet të vizitoheni menjëherë tek një dentist para se problemi të përkeqësohet. Për të lehtësuar dhimbjet përkohësisht mund të përdorni këto kura natyrale:

Piper dhe kripë

Kripa e përzier me piperin ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve të dhëmbit, pasi të dy përbërësit kanë veti antibakteriale, antiinflamatore dhe analgjetike.

  • Përzieni kripën me piperin në sasi të njëjtë dhe shtoni pak ujë për të formuar një pastë.
  • Aplikojeni pastën tek dhëmbi i prishur dhe mbajeni ashtu për disa minuta.
  • Përsëriteni këtë trajtim disa herë.

Hudhra

Hudhra gjithashtu shërben si bimë mjekësore për lehtësimin e dhimbjes së dhëmbit.

  • Përzieni pak hudhër të grirë me kripë dhe aplikojeni tek dhëmbi i prishur për të lehtësuar dhimbjet.
  • Përsëriteni këtë trajtim për disa ditë.

Qepa

Qepa ka veti antiseptike dhe antibakteriale që kontrollojnë dhimbjen e dhëmbit. Ajo lehtëson dhimbjet duke vrarë mikrobet që shkaktojnë infeksione.

  • Sapo të nisë dhimbja e dhëmbit, përtypni pak qepë të qëruar për pak minuta që t’ju lehtësohen dhimbjet.
  • Nëse nuk mund ta përtypni, vendosni një copë qepë direkt tek dhëmbi i prishur.

Karafili ose vaj karafili

Shtypni dy karafila dhe përziejini ata me ullinj apo me vaj ulliri. Aplikojeni përzierjen në zonën ku ju dhëmb dhembi. Është një mënyrë shumë e mirë për të larguar dhimbjen.

Xhinxheri

Hidhni pak rrënjë xhinxheri në një enë me ujë dhe më pas bëni gar-garë me të.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re