Merr flakë linja e tensionit në zonën e Laprakës në Tiranë.

 

Ngjarja ka ndodhur para shkollës 9-vjeçare në Laprakë, “Ahmet Gashi” duke bërë që të evakuohen nxënësit. Evakuimi i nxënësve është bërë për arsye sigurie. Mësohet se si pasojë e një shkëndije elektrike kabulli i tensionit është këputur dhe ndodhet në murin rrethues të oborrit të shkollës duke alarmua nxënësit që ishin aty dhe mësuesit.

 

Për rregullimin e defektit kanë shkuar punonjësit e OSHEE. Ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe forcat zjarrfikëse.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re