Përmes një statusi në Twitter, Presidenti i Republikës ka cituar poetin e njohur amerikan, Henry Longfellow, të cilin e cilëson si një prej poetëve të tij më të dashur. E ndërsa Meta e citon Henry Longfellow, kur përshkruan hyrjen fitimtare të Gjergj Kastriot Skënderbeut në Krujë, nuk ka munguar edhe komenti i ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, e cila poshtë statusit të Presidentit ka një urim për Krujën dhe për jetëgjatësinë e marrëdhënieve mes SHBA-ve e Shqipërisë.

STATUSI I METËS

Poeti amerikan, shumë i dashur për mua, Henry Longfellow, përshkruan hyrjen fitimtare të Gjergj Kastriot Skënderbeut në Krujë me këto vargje: “The city Croia called, The city moated and walled, The city where he was born, – And above it the morning star”.

KOMENTI I AMBASADORES KIM

Qëndroftë Kruja për mijëra vjet! Le të jetë miqësia midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë akoma edhe më gjatë!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re