Meta: Unë jam thirrur në cilësinë e denoncuesit kryesor në këtë vend të “Ramaformës”, që ishte shkatërrimi i Reformës në Drejtësi që u bë m 140 vota. Që u imponua nga Ilir Meta.

Mbasi u firmos me 140 vazhduan lojën. Zgjodhën Artan Markun me 69 vota, e cila bërë emërimet sipas qejfit të saj.

Ndaj jemi sot vendi me korrupsionit me të lartë.

SPAK është një instrument që kontrollohet totalisht nga Edi Rama  dhe në mënyrë më të strukturuar nga Engjel Agaci.

E dyta, unë jam thirrur si denoncues i betimit të gjykatësve të Lana, ndaj kemi atë Gjykatë Kushtetuese, e cila edhe  për rritje e rrogave i drejtohet direkt qeverisë.

Kemi Kushtetuese që ka dhënë 99% të vendimeve pro qeverisë.

Jam thirru si denoncues dhe bllokues i planeve për ndarjen e Kosovës. I mosdekretimit të ministrit që donte Edi Rama, me dorën të hidhte hapa që mund të sillnin pasoja të rënda në Ballkan.

Mund të sillte ngjarjet e Ukrainës në Ballkan me shpejt.

Jam thirrur si denoncues i aferës së detit, që ka përgjegjës kryesor Edi Ramën. Një ditë para se të lija detyrën i kam krijuar letër individuale cdo deputeti që të marrin përgjegjësi për një çështje madhore.

Jam thirrur sepse kam denoncuar në SPAK të gjitha krimet zgjedhje të vitit 2021, ku SPAK nuk ka lëvizur gishtin. Vrasja e Elbasanit duhet të hetohej nga SPAK, por iu la Prokurorisë së Elbasanit.

Jam thirru sepse kam cuar në SPAK të gjithë ato ligje me porosi të Edi Ramës.

Kam cuar në SPAK, falsifikimin nga e Kuvendit të firmës së Gramoz Rucit kundër presidentit të Republikës.

Unë jam thirrur aty për shkak të denoncimeve për inceneratorët. Jam thirru se jam kryetari i Partisë së Lirisë.

Vijon…

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re