Në ditën Botërore të Parandalimit të Abuzimit të Fëmijëve, presidenti Ilir Meta ka dhënë mesazhe të forta në mbrojtje të tyre.

Meta ka theksuar se duhen përmirësime urgjente të politikave, si dhe nxiti Kuvendin për miratimin e një projekligji “Për Regjistrin e të Dënuarve për Krime S*ksuale”, si një hap të rëndësishëm për parandalimin e krimeve s*ksuale ndaj adoleshentëve dhe fëmijëve.

Postimi i plotë: Shqipëria shfaq problematika, barriera dhe mangësi në kapacitete për trajtimin më profesional të krimeve s*ksuale tek fëmijët dhe adoleshentët.

Shërbimet shoqërore për fëmijët viktima të dhunës s*ksuale, si në nivel kombëtar ashtu edhe vendor, janë larg standardeve ndërkombëtare të kërkuara.

Në këtë kuadër, është urgjente të ndërmerren hapa konkrete për përmirësimin e menjëhershëm të politikave, në kuadrin ligjor, ndërgjegjësimit dhe të zbatohen modele të reja për mbrojtjen e fëmijëve.

E nxis Kuvendin të miratojë sa më shpejt projektligjin”Për Regjistrin e të Dënuarve për Krime S*ksuale”, si përgjigje ndaj parandalimit të krimeve s*ksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve.

Fëmijët janë e sotmja dhe e ardhmja jonë. Të gjithë e kemi për detyrë t’ju sigurojmë një fëmijëri të lumtur, të shëndetshme edhe të sigurt.

Nga cilësia e fëmijërisë së tyre varet shumë e ardhmja europiane e Atdheut tonë të përbashkët.

 

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re