Presidenti Ilir Meta shprehet i lumtur se ka ngritur një dolli me presidentin bullgar Radev dhe këtë e ka ndarë me shqiptarët që në pikë të mëngjesit.

Njëherësh, kreu i shtetit bën paralelen, kur thotë se nga Sofja mori jetë dhe mobilizimi i shqiptarëve për kryengritjen finale që solli pavarësisinë më 28 nëntor 1912.

Postimi i Metës:

Presidenti Ilir Meta ne FB:I lumtur të ngrija një dolli me Presidentin Radev për miqësinë e fortë të dy popujve tanë!

Bullgaria ishte streha e sigurt e shumë patriotëve tanë gjatë Rilindjes Kombëtare në luftën për përhapjen e gjuhës shqipe dhe arritjen e Pavarësisë.

Në Sofje, Shahin Kolonja, Kristo Luarasi, Mithat Frashëri etj., në shtypshkronjën “Mbrothësia” botuan abetare pafund dhe gazetën “Drita” për t’i shpërndarë kudo në Atdhe me qëllim lartësimin e ndjenjave kombëtare dhe mobilizimin për kryengritjet finale që do sillnin Pavarësinë tonë në 28 nëntor 1912. Edhe e ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-bullgare duket plot shkëlqim e mirëbesim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re