Presidenti i Republikës, Ilir Meta ia ka bërë thirrje opozitës që t’i dalë për zot votuesve të saj dhe të mos merret me opozitarë të shitur.

I ftuar në një intervistë “One Tv” në Vlorë, Meta foli për një plan mafioz për siguroi se komisionerët e opozitës nuk do të shiten dhe nuk do t’i blejë askush ndërsa theksoi se ka një skenar mafioz, me tentativa të fëlliqura e të poshtra, që sipas tij do marrin përgjigjen e merituar.

Presidenti Meta: Çdo votë e Partisë Socialiste ti numërohet asaj. Çdo votë e Partisë Demokratike ti numërohet asaj. Opozita t’i dali për zot të gjithë votuesve të saj, dhe jo të merret me disa opozitare të shitur.

Jam këtu për t’ju thënë të gjithëve se Vlora nuk manipulohet, komisionarët e opozitës nuk do të shiten dhe nuk do t’i blej askush. Çdo votë do shkojë për atë subjekt që ka votuar sovrani dhe unë do takoj personalisht çdo komisioner.

Ka një skenar mafioz, me tentativa te fëlliqura e te poshtra por qe do marrin përgjigjen e merituar.

Selam Çimka është një ordiner dhe unë nuk kam kohe te merrem me çimka dhe çimkat e çimkave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re