Një ditë pas manifestimit që mblodhi ne Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” mijëra qytetarë dhe pasi paralajmëroi shpërndarjen e Kuvendit, duke i lënë afat shumicës deri më 15 mars, Presidenti i vendit, Ilir Meta reagon me një mesazh.

Ai e nis ditën me një falënderim për gjithë shqiptarët që iu përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese dhe publikon një pjesë të fjalimit të tij para manifestuesve.

Postimi i Metës

Një falenderim të përzemërt të gjithë motrave dhe vëllezërve shqiptarë, të cilët iu përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit që synon rrëmbimin mafioz të Gjykatës Kushtetuese.

Dje hodhëm hapin e parë në përmbushjen e misionit tonë për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve.

#PërKushtetutën #PërRepublikën #PërShqipërinë #PërKombin

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re