Presidenti Ilir Meta uron Belgjikën në Ditën e Pavarësisë. Duke iu drejtuar Mbretit Philippe, Kreu i Shtetit Shqiptar shpreh vlerësimin për marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë midis Shqipërisë dhe Belgjikës.

“Shfrytëzoj këtë rast për të shprehur mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë për integrimin në strukturat euroatlantike”, thekson Meta.

Mesazhi i plotë:

Madhëria Juaj, Mbreti Philippe

Më lejoni që me rastin e Ditës Kombëtare të Belgjikës të shpreh, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet më të përzemërta për Ju dhe për qytetarët e Belgjikës.

Kam kënaqësinë të shpreh vlerësimin tim për marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin e ngushtë midis Shqipërisë dhe Belgjikës. Kjo më bën optimist për një të ardhme të shkëlqyer të bashkëpunimit midis dy vendeve tona.

Një urë lidhëse e qëndrueshme në këto marrëdhënie është edhe komuniteti shqiptar në Belgjikë. Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen edhe për mbështetjen dhe mundësitë që Belgjika i ka krijuar këtij komuniteti për të ruajtur identitetin kombëtar, si dhe për t’u integruar dhe dhënë kontributin e tij në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve miqësore, kulturore e ekonomike midis dy vendeve.

Shfrytëzoj këtë rast për të shprehur mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen që Belgjika i ka dhënë Shqipërisë për integrimin në strukturat euroatlantike. Mbështetja në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian, është e një rëndësie shumë të veçantë për vendin tim. Ne jemi të vendosur për të plotësuar të gjitha kriteret që do të na mundësojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit në një kohë sa më të afërt.

Duke Ju përcjellë edhe një herë urimet më të mira për shëndetin dhe lumturinë Tuaj dhe për zhvillimin e gjithanshëm të Belgjikës, Ju lutem Madhëri, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë!

Madhëria Juaj, Mbreti PhilippeMë lejoni që me rastin e Ditës Kombëtare të Belgjikës të shpreh, në emrin tim dhe të…

Publiée par Ilir Meta sur Mardi 21 juillet 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re