Ish-kryeministri Sali Berisha ditën e djeshme ngriti akuza të forta ndaj Inspektorit të Lart të Drejtësisë, Artur Metani.

Në një deklaratë për shtyp, Berisha tha se Metani është i përfshirë në aferën e inceneratorëve, për këtë arsye kërkoi dorëheqjen e tij.

“Sipas burimeve origjinale, po ushtrohet presion i madh ndaj ekipit të hetimit të vjedhjes së shekullit. Në këtë kontekst, kërkoj të hetohet çdo kontakt i cilitdo punonjës me ekipin e hetimit të vjedhjes së shekullit.

Në këtë kontekst, kërkoj dorëheqjen e menjëhershme të inspektorit të lartë të drejtësisë, Artur Metani, i cili është ligjërisht dhe penalisht një nga përgjegjësit më kryesorë të aferës së djegësave në Shqipëri” tha Berisha ndër të tjera.

Kreu i ILD së fundmi i ka dhënë një përgjigje Berishës, duke i thënë se nëse ka akuza të shkojë në prokurori, duke shtuar se çdokush që kërkon të intimidojë ose të ndikojë, apo të bëjë presion në punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ta harrojë.

“Unë nuk kam dëshirë të merrem me komente politike. Për rastin konkret, por edhe kujdo tjerër, që ka ankesa apo akuza ndaj Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ose Artur Metanit, i them që të shkojë në prokurori.

Se dyti, cdokush që kërkon të intimidojë ose të ndikojë, apo të bëjë presion në punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ta harrojë” ka thënë Metani.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re