Yousouff Fofana qëndron te Milani, për momentin. Kalimi i mesfushorit francez te Olympique Lyon dështoi vetëm pak sekonda nga mbyllja e merkatos së transferimeve të kësaj vere.
Faji ishte i gjithi i një tjetër futbollisti me mbiemrin Fofana, Malick me këtë të fundit që nuk u largua nga skuadra e drejtuar nga Paulo Fonseca pas orësh të tëra beteje mes Sunderland dhe Crystal Palace.
Operacioni për kalimin e futbollisti belg nuk mundi dot të mbyllej brenda orës 20:00 dhe kjo solli edhe bllokimin e transferimit të Youssouf Fofana te Lyon.
