Që prej 15 marsit e deri më tani, Policia në komunikimet e saj të përditshme njofton edhe për gjoba që u janë vënë qytetarëve dhe bizneseve që nuk kanë resprktuar aktin normativ të Qeverisë për kufizimin e lëvizjes me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid 19.

Qeveria Shqiptare me anë të disa urdhrave të Ministrit të Shëndetësisë, kufizoi daljen nga shtëpia, grumbullimet masive e shumë aktivitete të tjera.

Ja shumë raste, kur qytetarët kanë dalë në rrugë pa asnjë arsye apo emergjencë, duke u gjobitur me 100 mijë lekë të vjetra, sikurse është përcaktuar edhe në aktin normativ.

Në këtë Akt Normativ që ka fuqinë e ligjit, sanksionohen shumë kufizime për qytetarët si një masë parandaluese për përhapjen e COVID-19, por dhe një sërë ndëshkimesh për të githë qytetarët që nuk zbatojnë rregullat.

Shteti shqiptar, i cili deri tani ka bërë publik planin A për të ndihmuar biznesin dhe ata që kanë humbur punën, po vijon dhe me planin “vjelje”, ku miliona lekë shkojnë në Buxhetin e Shtetit nga qytetarët e pabindur.

Sipas komunikatave të Policisë shihet se çdo ditë, në arkën e shtetit shkojnë  deri në 10 milionë Lekë të rinj, pasi gjobat janë të konsiderueshme. Gjoba për një biznes që konstatohet hapur shkon në 1 milionë lekë të rinj dhe çdo ditë ka disa të tillë që ndëshkohen.

Nga ana tjetër, Policia ndëshkon dhe rreth 200 qytetarë çdo ditë për dalje pa leje nga shtëpia me 10 mijë Lekë të rinj, e të tjerë që kanë ardhur nga zonat e kuqe e thyejnë karantinën, e biznese që nuk ulin qepenin.

Prej 15 marsit deri sot me një mesatare prej 10 milionë lekësh të rinj, arka e shtetit është mbushur më shumë se ç’mund të jetë imagjinuar, pasi në gati një muaj janë grumbulluar 3 miliardë lekë. Por nga ana tjetër edhe pse qeveria ka shpallur planin ekonomik “A” për të ndihmuar qytetarët e bizneset, sërish buxheti i shtetit vetëm mbushet e nuk zbrazet siç thotë qeveria.

Nëse vijohet me këtë mosbindje nga qytetarët, në fund të luftës shteti mund të dalë me xhepat plot, e të kapitulluarit nga betejat e përditshme do jenë qytetarët, që do i kenë xhepat më të zbrazur.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko