Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikave lidhur me vallet dhe kërcimin e ministrave dhe deputetëve të PS-së gjatë çeljes së fushatës elektorale.
Rama ka ironizuar deputeten e PD-së, duke thënë se nuk është aq modern sa Albana Vokshi.
“Cila ishte tallavaja aty te takimi i madh që bëmë te Sheshi Skënderbej, këngët e bukura Shqiptare? Nuk jam aq modern sa Albani Vokshi. Dukeni që në portet për revistën Vogue. Nuk jam unë. Unë këto kam, këngët popullore më të bukura. Ndonjë këngë italiane, ndonjë të dalë nga moda të kohërave të arta, këto kam unë”, tha Rama.