Ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe ka konfirmuar se koronavirusi ka qenë prezent në vend që në fillim të vitit.
“Sa i përket dy personave që vdiqën në Veles, u gjet virus në mostrën e trungut të tyre respirator. Është shumë e vështirë të thuash se cili është shkaku i drejtpërdrejtë i vdekjes.
Por, në drejtim të numrit të konsiderueshëm më të madh të pacientëve me grip këtë sezon që është 37,000, krahasuar me njëzet mijë shikuar historikisht në më shumë vite pas, është e mundur që virusi të ketë qenë i pranishëm në vendin tonë edhe më parë. Në veçanti, duke pasur parasysh që gjithnjë e më shumë publikime po dalin se ka bartës asimptomatikë të virusit- tha Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.