Skip to content

Mirlind Daku shkëlqen në Rusi, sulmuesi i kombëtares në garë për dy çmimet kryesore të sezonit

IMG 6346

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Mirlind Daku ka shkëlqyer në sezonin e tij të parë me Rubin Kazan në Superligën e Rusisë ku është në garë për të fituar dy çmime.

Daku është nominuar si futbollist i vitit dhe sulmues i vitit.
Ceremonia në të cilën do të shpallen emrat e fituesve, pritet të mbahet në 26 maj në Moskë.

Tifozët mund të votojnë deri më 13 maj ndërsa përzgjedhja varet edhe nga votat e ekspertëve. Daku po kalon një formë të mirë këtë edicion me skuadrën e Rubin Kazanit, ku në 29 ndeshje, ka shënuar 7 gola dhe ka bërë 4 asistime.