Vrasja e recepsionistit Eraldo Nevruzi në një hotel në Dhërmi duket se është bërë në bashkëpunim me dy persona të tjerë.

Policia sqaron se përveç Gerlad Shehut, i cili është autori i krimit dhe që u arrestua në Greqi, janë ndaluar edhe dy persona të tjerë si bashkëpunëtorë në krim.

Dy të rinjtë, Daniel Qose, 33 vjeç dhe David Larti 30 vjeç, të dy banues në Korçë, dyshohet se kanë ndihmuar për të fshehur trupin.

Ndërkohë nga këqyrja e banesës ku qëndronte shtetasi Gerlad Shahu në një kasafortë në dhomën e gjumit, shërbimet e Policisë gjetën 1 fishek arme zjarri, me kapsollë të goditur, i cili u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim.

NGJARJA

Rreh orës 00:30 të së enjtes (6 qershor), në një nga dhomat e një hoteli në Dhërmi, Gerald Shehu ka debatuar me 31-vjeçarin Eraldo Nevruzi, i cili ishte i punësuar si recepsionist.

Pas debateve, për arsye që ende nuk janë bërë të ditura, Shehu ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar Nevruzin, trupi i të cilit ende nuk është gjetur.

Ndërkohë, pas ngjarjes Shehu është arratisur në drejtim të Greqisë, por ai u vu në pranga nga autoritetet greke, pasi Policia Shqiptare i njoftoi për ngjarjen dhe u vuri në dispozicion foton.

Ende nuk dihen rrethana të tjera mbi këtë ngjarje apo arsyen që mund të kenë çuar në përplasjen mes bashkëpronarit të hotelit Gerald Shehu dhe recepsionistit Eraldo Nevruzi.

Njoftimi i policise

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas, të cilët dyshohet se ndihmuan autorin e ngjarjes kriminale të ndodhur ditën e djeshme, në Dhërmi, për të fshehur trupin e pajetë të shtetasit E. N.

Nga veprimet hetimore të kryera për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dyshohet se autori, shtetasi G. Sh., pasi e ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. N., është ndihmuar për të fshehur trupin, nga 2 punonjës të hotelit të tij, shtetasit D. Q., 33 vjeç dhe D. L., 30 vjeç, të dy banues në Korçë.

Nga këqyrja e banesës ku qëndronte shtetasi G. Sh., në një kasafortë në dhomën e gjumit, shërbimet e Policisë gjetën 1 fishek arme zjarri, me kapsollë të goditur, i cili u dërgua në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminim.

Në fuksion të hetimeve të thelluara u fiksuan dhe u morën për ekzaminime të mëtejshme, sende dhe mjete të tjera të cilat dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje.

Hetimet vijojnë në drejtimin e Prokurorisë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për shtetasin G. Sh., për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe për shtetasit D. Q. dhe D. L., për veprën penale “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, kryer në bashkëpunim.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re