Mjekët , infermierët dhe sanitaret e Infektivit kanë
shpërndarë një mesazh tejet prekës sot nga Spitali.

Përmes një statusi në facebook ata shprehen se ne të gjithë
bashkë ja dalim dhe të gjithë bashkë do dalim shëndosh e mirë nga ky mision !

“Për të gjithë ju që na shihni çuditshëm kur ne futemi te
godina e spitalit Infektiv, të kthyer në karantin tashmë. Jemi ne infermierët,
mjekët, sanitaret ato që kemi qenë gjithmon në shërbimin tuaj vecse tani ka
ndryshuar uniforma jonë.

Por ne jemi sërisht të njëjtët vecse në një mision të vështirë që të gjithë ju s’do e kuptoni! Ne jemi më të rrezikuarit nga të gjithë, në rrezik është dhe familja jonë ndaj Ju lutem mos na shihni çuditshëm e mos na pyesin si ja dalim! Se ne të gjithë bashkë ja dalim dhe të gjithë bashkë do dalim shëndosh e mirë nga ky mision !

Me mbështetjen e madhe të shefes sonë prof. Najada Çomo do ja dalim jam e bindur për këtë !Ju lutem ju qëndroni në shtepi ! Ama ne nuk mundemi ! Lutem për stafin tim , për Klinikën e parë të spitalit infektivit !”

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re