Mjeku shqiptar në vijën e zjarrit në Turqi, Dr. Belgin Sait mjeku ka folur për situatën e koronavirusit.

Situata sipas tij në Turqi është menaxhuar për shkak të reagimit të shpejtë edhe pse nuk kishte një protokoll të hartuar për COVID-19. Mjeku shqiptar sqaroi në “ABC e Mëngjesit” se 60% të personave të prekur nga koronavirusi i përmban Stambolli.

Gjatë intervistës ai tha për gazetarin Enkel Demi se kjo sëmundje ka dy faza, faza e parë që fillon nga simptoma e parë deri në ditën e 6 ku 90% e pacientëve pas kësaj faze kalojnë në një situatë të qëndrueshme.

Por, gjithashtu pacientët që kalojnë fazën e parë, nga dita e 6 deri në ditën e 8 kanë një qetësim 2-ditor dhe më pas kalohet në fazën e dytë. Pra nga dita e 8 në ditën e 10.

Sipas tij kjo është faza ku pacienti kalon në një gjendje intensive dhe rreziku për të humbur është i madh. “Ky është edhe momenti ku mjekut kanë mundësi ta kontrollojnë situatën.

“Kemi kaluar javën e 6 ku ishte edhe fluksi më i madh i pacientëve. Stambolli përmban 60% të personave të infektuar. Deri tani e ka përballuar më mirë situatë. Kapaciteti i spitaleve është i mjaftueshëm dhe personeli i mjekësisë ka përparuar shumë kohët e fundit duke ndikuar pozitivisht në përballimin e situatës. Kjo sëmundje përmban disa sisteme. Duhet të dimë kur ka filluar simptoma e parë. Stafi mjekësor duhet të jetë i kujdesshëm që nga momenti i ditës së parë i infektimit.

Anamneza duhet të jetë e saktë, ndërkohë duhet të bëhet tirazhi. Kjo sëmundje çon në fazën e dytë pacient që kanë probleme vaskulare. Kur pacienti hyn ditën e parë duhet të identifikohet sa përqind e mushkërisë është prekur. Në “furtunën” e sëmundjes kemi ilaçin tocilizumab. Por, kjo duhet të jetë në fazën e dytë dhe jo të përdoret në momentit kur pacienti është në terapi intensive pasi atëherë është shumë vonë”, sqaroi mjeku.

A duhet besimtarët myslimanë të mbajnë ramazan në këtë situatë të COVID-19?

Sait: Kjo është shumë e vështirë për përgjigje. Ky nuk është vetëm problem shkencor. Ata q       ë kanë sëmundje kardiovaskulare, diabet apo sëmundje kronike dhe kryesisht mosha mbi 50 vjeç janë të rrezikuar. Por është një grup i vogël që mund të diskutohet dhe kjo duhet të jetë edhe një përgjegjësi individuale.

Ju vetë do të mbani Ramazan?

Sait: Unë po, ishalla mund të mbaj

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re