Ceremonitë mortore dhe dasmat vazhdojnë te jenë burim i përhapjes së infeksionit të Covid-19, pavarësisht se janë të ndaluara me akt normativ.

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë tetë raste në Fier të cilët dyshohet të jenë infektuar në një dasmë në Zharrës.

Ndërsa në Roskovec është konfirmuar një rast me Covid-19, edhe ky kontakt i të infektuarve në dasmë.

Ndërkohë në Fier, kanë rezultuar pozitivë edhe katër raste të reja të cilët janë pjesë e zinxhirit të infeksionit nga vatra e krijuar nga një ceremoni mortore në Çakran.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re