Një grup qytetarësh janë mbledhur sërish pasditen e kësaj të shtune para Kryeministrisë, për të protestuar kundër rritjes së çmimeve.

 

Në një moment, protetuesit dhe efektivët e policisë janë përpluar me njëri-tjetrin. Uniformat blu tentuan të largonin qytetarët nga sheshi, por u përballën me rezstencën e tyre.

 

“Mos më prek me dorë. Këtu do të rri. Këtu do të plasë revolta më keq”, u shpreh një prej protestuesve.

 

“Jeni institucion kriminelash. Nuk ju vjen turp”, u shpreh një banor tjetër.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re