Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” ditën e sotme ishin 3 motra të cilat kishin ftuar vëllain e tyre, Roxhensin të cilin i ati e cilëson si trashëgimtarin e vetëm edhe pse ato janë 7 fëmijë. Kristina, Alberta dhe Vojsava nga Pirgu i Korçës u shprehën se e kanë ftuar vëllain që ai t’i premtojë se pasuria do ndahet në 7 pjesë.Prindërit e tyre ndodhen në studio dhe nëna i keqkupton vajzat duke i thënë se ato u treguan të pabesa pasi kur kanë diskutuar për trashëgiminë ato nuk kanë kundërshtuar.

Roxhensi, 15 vjeç vjen në studio dhe përlotet kur sheh motrat. Ato i tregojnë kërkesën e tyre për trashëgiminë, por Roxhensi thotë se nuk mund të marrë vendime pa pyetur babain.Pasi motrat insistojnë, Roxhensi u thotë se të gjitha do marrin atë që meritojnë dhe i premton. Arditi pyet Roxhensin si ja la kaq lehtë pasurinë motrave dhe 15-vjeçari jep një përgjigje që i lë të gjithë pa fjalë. “Pasuria më e madhe nuk janë gjërat materiale, por familja. Ajo ja jep të gjithë pasurinë njeriut”, tha Roxhensi. Në fund motrat i thanë vëllait se e gjitha ishte një lojë pasi ai e meriton pasurinë dhe të 4-t përqafohen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re