Kombëtarja shqiptare luajti ndeshjen e katërt kualifikuese të grupit për eliminatoret e Botërorit. Ky takim gjykohej nga turku Meler, i cili u bë protagonist me një penallti të dhënë në favor të letonezëve.Në minutën e 18-të, Kumbulla shtyn nga mbrapa sulmuesin e Letonisë, ndërsa turku akordon penallti. Nga pamjet shihet që nuk ka pengim, por thjesht një shtytje e lehtë, e cila gënjen deri diku gjyqtarin kryesor, i cili ishte konfuz në disa raste. Edhe pasi komunikoi me gjyqtarin e katërt, ai sërish i qëndroi vendimit të tij. Po ashtu, ai kontrolloi edhe këmbët e Strakoshës, në momentin e pritjes së penalltisë. (VIDEO) (VIDEO)

Ndërkohë, në pjesën e dytë në kundërsulm i Dakut, i cili u mbajt qëllimisht nga kapiteni letonez, bëri që Meler të jepte vetëm karton të verdhë, por mund të ishte edhe i kuq.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko