Studiuesit e gjumit në Harvard thonë se vendi i punës po vuan deri në 63 miliardë dollarë në vit si rezultat i pagjumësisë dhe të gjitha problemeve shëndetësore dhe produktivitetit që vijnë me të.
Të bësh më pak se 6 orë gjumë është si të shkosh në punë, pasi ke pirë disa gota alkool.
Drejtori i një klinike mjekësore të sëmundjeve infektive në qytetin e Genovës në Itali konfirmon se një njeri që fle pak për disa ditë me rradhë, do të rezultojë të ketë të njëjtat simptoma, efekte konjitive dhe motorike të një njeriu të duhur.
Ngadalësim refleksesh, mungesë përqëndrimi, humbje të kujtesës dhe rënie të humorit.
Këtë konstatim e konfirmon edhe një studim i “Harvard Medical School” që ka zbuluar se pas 17 orësh pa gjumë, aftësitë tona konjitive janë ekuivalente me atë të dikujt me një pije me përmbajtje alkoolike me 0.05%.
Ajo që vlen të theksohet është se njerëzit mësohen dhe ju duket se “funksionojnë” normalisht, por truri shteron çdo ditë e më shumë.
Në afat të shkurtër, mungesa e gjumit adekuat mund të ndikojë në gjykimin, disponimin, aftësinë për të mësuar dhe mbajtur informacionin dhe mund të rrisë rrezikun e aksidenteve serioze dhe lëndimeve.
Në afat të gjatë, privimi kronik i gjumit mund të çojë në një mori problemesh shëndetësore, duke përfshirë obezitetin, diabetin, sëmundjet kardiovaskulare dhe madje edhe vdekshmërinë e hershme.