Deputeti i opozitës së bashkuar Myslim Murrizi në fjalën e mbajtur në parlament, duke folur për aktin normativ për masat parandaluese ndaj krimit, deklaroi se OFL-ja është një propagandë, pasi nuk po bëhet asgjë, edhe pse përditë po vriten njerëz.

“Vazhdoni të bëni propagandë, sikur jeni ju të mirët dhe ata të tjerët janë të këqijtë dhe duan të mbrojnë kriminelët.

Kjo është propagandë e juaja, kur ju premtuar shqiptarëve parajsën.

Premtuat parajsën, por nuk e shohim sot asgjëkundi. Nuk e di sesi ju shkrep se tani na qenka ngritur krimi në këmbë. Ju bëni gjasme namim, por ju iu vranë 2 në Durrës dje, ju vriten njerëz në Tiranë, në Durrës, në Vlorë etj.

Po iu vriten përditë. Keni pajisur në këtë vend me mjete luksoze lloj lloj halabaku. Nuk e di cfarë pune bën OFL-ja?”, tha Murrizi.

Myslim Murrizi nënvizoi se akti normativ për luftimin e krimit bie po ashtu ndesh me të drejtat e njeriut dhe me reformën në drejtësi.

“Dje një gazetë afër jush ka nxjerrë foto të presidentit, që iu e bëtë kryetar të shtetit dhe e keni shpallur sot armik të popullit si Mehmet Shehu.

Kjo bie ndesh me reformën në drejtësi dhe thatë se me reformën në drejtësi populli shqiptar bie rehat. Si mundet që prokurori i Përgjithshëm merr urdhëra nga ministri?

Ne presim peshqit e mëdhenj, e ju merrini me cironka. Ku janë peshqit e mëdhenj? Këta të dosjeve. Jo, i keni këtu peshqit e mëdhenj.

Cdo gjë buron nga këtu. Këtu jepen tendera, këtu bëhet gjithçka. Këtu ka nxjerrë ai burri që i keni nxjerrë fotot.  Ne nuk jemi në xhepin e maxhorancës.

Unë nuk mund të votoj që Prokurori i Përgjithshëm etj të jetë nën varësi të ministrit të Brendshëm. Ne duam reformë në drejtësi të pavarur nga politika.

Ky ligj bie ndesh edhe me ligjin tuaj për amnisti fiskale. Nuk dihet se nga jeni, do rrini këtej apo andej”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re