Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula tha se PS kërkon të mbajë pushtetin me cdo kusht. Nga foltorja e Kuvendit, ai u shpreh se edhe Enver Hoxha e mbajti pushtetin për 50 vjet, ‘por e çoi Shqipërinë aty ku e çoi’.

“Ju nuk na leni gjë pa na bërë, shqelmin në keni venë te fyti sepse ju ka ikur cdo ndjesie njerëzore dhe patjetër doni të jeni në pushtet. Mbajeni mo mbajeni po cdo gjë ka një fund. Edhe Enver Hoxha e mbajti 50 vjet, por e coi Shqipërinë ku e coi. Të jeni të sigurt që ky vend u shit dhe po i marrin ata që ju e dini shumë mirë. Ju diskutoni që ne jemi ata që kemi problemin.”, tha Sula.

Ndërsa sa i takon nismës së PS antikorrupsion, deputeti demokrat e krahasoi atë me një dyqan të sapo hapur, ku ‘të gjitha ata të drejtësisë do vijnë të blejnë tek ju’

“Edhe njëherë po ju paralajmëroi që Komisioni që ju do ngrini është si një dyqan që ju doni ta hapni dhe të gjitha ato të drejtësisë do vijnë të blenë tek ju”, tha Dashnor Sula.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re