Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se SPAK ka vënë në dispozicion të tyre një dosje voluminoze në lidhje me çështjen e Arben Ahmetajt.

Rama u shpreh se tashmë çështja në dorë të drejtësisë për të dalë në përfundim nëse Ahmetaj është i pafajshëm apo jo.

“Na u vu para dosja e një punë voluminoze hetimore. Gjykata do ta thotë. Ajo dosje krijon dyshime se dyshime të mjaftueshme që mos ta ndalojmë SPAK për kontroll. Është në dorë të drejtësisë, nëse është një rast fajësie apo pafajësie”, u shpreh Rama.

Ai e mbylli fjalën e tij me një mesazh për drejtësinë dhe politikanët duke thënë se sot të pushtetshmit po humbasin pushtetin për shkak të shkeljeve.

“Kjo nuk është as dita për të thënë dobësitë dhe të metat e punës e organeve të reja të drejtësisë. As për të shprehur shqetësimet. Kjo është dita për të kujtuar edhe njëherë se ajo që po ndodh me luftën kundër zyrtarëve të lartë dhe fakti që të pushtetshmit po humbasin pushtetin mbi drejtësinë, e ka zanafillën te kjo shumicë që qeveris vendin.

Te vullneti i partisë socialiste. Te këmbëngulja, te vendimmarrja më e guximshme në këto tre dekada në kërkim të një drejtësie për Shqipërinë.  Të ndërgjegjshëm për gjatësinë e kësaj rruge, për telashet me karakteret e dobëta dhe kohën që fluturon pa u mjaftuar teksa bregu në anën tjetër është ende larg. Kokën lart dhe vetëm përpara”, deklaroi ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re