Paraqitja mbresëlënëse e “pancerave” në debutimin e Kampionatin Europian ka rritur pritshmëritë te tifozët e Gjermanisë.Toni Kros me shokë do të kërkojnë të mbajnë të njëjtin “marsh” edhe me Hungarinë ditën e sotme. Mediumi i “eurosport” ka hedhur më shumë dritë se do të rreshtoj ekipin Nagelsman në vigjilje te duelit me kontigjentin e Marko Rosit.

PRAPAVIJA – Në porte nuk ka asnjë dyshim, Manule Nojer do të mbrojë sërish kuadratin e organizatorëve. Kuarteti i mbrojtjes po ashtu do të jetë i njëjtë. Kimish dhe Mitelshtad do të ndihmojnë nga krahët, ndërsa dyshja e qendrës përbëhet prej Tah-Rydiger.

MESFUSHA – Edhe pse u përfol gjatë ditës se djeshme se Andrish do të kalonte në plan të dytë, Julian Nagelsman është gati t’i besojë nga minuta e parë Andrish, përkrahë “maestros” Toni Kros. Paraqitja e mirë e Gyndoan e ka bindur trajnerin e Gjermanisë për të nisur si titullar, ndërsa do të jetë i rrethuar nga dy futbollistët më të shtrenjtë në përfaqësuese, fjala është për Xhamal Musiala dhe Florian Virc. U mendua se Leroi Sane do të fitonte terren ndaj mesfushorit të Barcelonës dhe Musiala do të merrte profilin e numrit “10”, por pak gjasa ka të ndodhë.

SULMI – Kai Haverc duket se e ka fituar duelin me Niklas Fylkrug. Më të kufizuara janë shanset për Maksimilian Baier.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko