Nga: Hoxhë Alban Gorishti

Para 22 vitesh qyteti im ishte i “pushtuar” nga netë të errëta, zhurmat e krismave nuk ishin larg dëgjimit të nënvetëtijshëm, muret e antikitetit të suvatuar me përtesë tashmë ishin kthyer ne “identitet” duke zbuluar pamjen e gurit te vjetër por jo për shkak te ndonjë projekti restaurues por per shkak të neglizhencës e cila tashmë kishte rrezuar suvane e cila vishte muret e vjetra prej guri. Neonet e rrugës tashmë kishin kohë që ishin djegur, e kështu edhe qendra e qytetit natën pa hënë dukej si ndonjë dhomë funebre e një prej faraonëve te lashte. Aty këtu kalonte ndonje makinë dirtat e te cilës ndriçonin hapat e mija që tashmë tërë kërshëri drejtoheshin vrullshëm per kah xhamisë. Mbaj mend që ato vite dëgjonim/heshtnim shumë, madje edhe citate te shkurta, me kusht që të fillohej me : Ka thënë Allahu apo ka thënë pejgamberi….. Etja për pak ndriçim kishte nxitur vrullshëm çdo shqisë të kujtesës time vizuale. Netët plot dritë ishin të pakta në itinerarine atëhershëm Skelë-gjyqi i vjetër ndërsa ditët pa dritë ishin pjesë të ndonjë dimensioni paralel të përshkruar ndoshta vetem në fantazitë pranverore.
Aromat e luleve, shija e produkteve bio ishin të vetmet dhurata që lidhnin qënien time me natyrshmërinë preekzistenciale.
Nuk e di përse ne kujtesën time të atyre viteve ka ngelur kryesisht errësira dhe no drita e diellit, ndoshta sepse dita pa besim “kalohet” më lehtë sesa nata e gjatë e zbrazur nga dritat e faljes Hyjnore.
Faktikisht ishin kohë që kishim nevojë për një zë mik që të na i përshpejtonte procesin e daljes prej atyre netëve me pak dritë, të na i stabilizonte ndjesitë dijësore dhe mbi të gjitha të na qëndronte afër përgjatë procesit te deintosifikimit nga helmet e te kaluarës e kjo derisa të krijonim ‘dritën’ tonë në mënyrë që të ecnim më te sigurte ne rrugët e së nesërmes.
Këtë dikë e kemi gjetur tek librat e pakët qe lexonim apo tek homologët që si ne kishin nevojë te krijonin dhe ata mekanizma te duhur psikologjikë, e kjo realisht manifestohej me efekt të dyshimtë apo te mangët, por gjithsesi ia zgjaste sadopak dritën qiririt tonë të ditëve të ndriçuar nga drita e gjeneratorit.
Ato ishin netë që kërkonin njerëz të cilët me dashamirësi dhe dije, me shpirt dhe intelekt ti qëndronin bimës së brishtë mbi kokë derisa të merrte këmbët e te “ecte” vetë. E nëse kjo do të ishte realizuar më se miri sot do te kishim breza shume me te shëndetshëm dhe të lidhur psikologjikisht me hallet dhe zgjidhjet emocionale te se nesërmes.
Këto nevoja i shoh akoma me te domosdoshme sot nën ditën e paneleve solare apo energjive bërthamore. Sot si dje kemi nevoje qr brenda xhamisë te meremi me individin, ta ndryshojmë siç kërkon feja perceptimin e tij për jetën apo vdekjen. Për të mirën e komunitetit tone dhe po ashtu të vet shëndetshmërise së tij psiko-somatike. Sot ky ‘spital’ i madh, kjo “klinikë” natyrale e quajtur xhami padyshim ka nevoje per me shumë “iniciativë dhe pak dituri” , për me shume përulësi dhe pak gjithologji, por kjo nuk arrihet vetëm nga dija statike qe përfaqëson profesioni i hoxhës por nga bashkëdyjezimi i kesaj dije me dashamirësinë e natyrshme empirike qe prodhon përpjekja ne emër te Zotit.
Sot nuk kemi nevojë për dijetarë, pasi ata flasin ne mënyrë te përgjithshme dhe keshtu gabojnë diagnozën por kemi nevojë për njerez që i njohin traditat e netëve pa dritë duke kuptuar se çfarë ka nevojë një njeri e çfarë nuk ka nevojë dikush tjetër. Kemi nevojë për njerëz që mos te paragjykojnë profesionin e prindit pa e provuar atë në lëkurën e vet.
Sot kemi me shumë se kurrë nevojë për misionin e psikanalizës profetike, kemi nevojë të dihet struktura shpirtërore e njeriut përballë, të njihen dobësitë e tij, të dihet cilat vlera i ka në plan të parë, prej cilave gjëra nuk ndien kënaqësi, thënë shkurt, pa e ditur natyrën dhe karakterin e tij, nuk mund të korret sukses në thirrjen fetare. Ndaj edhe Allahu thotë në Kuran duke nxitur mekanizmat pozitivë te optimizmit psikologjik, duke cilësuar ngjyrën e lopës : “…. e verdhë, ngjyra e saj është e fortë, që i kënaq shikuesit” Bekare: 69.
Sot nuk është koha e fetvave që cekin ne mënyrë te përgjithshme qoftë budallain por qoftë të mençurin, por është koha e analizës apo psikanalizës e cila incitiven e ka nga dija universale. Islami është një fe qe brenda saj divergon (grupet brenda saj fragmentizohen) ndërsa jashte saj konvergon e gjitha tek një pikë e vetme (monoteizmi) ndaj ka nevojë që situatat ti zgjidhi sipas studimeve dhe vëzhgimeve specifike dhe kurrsesi sipas kallëpeve universale, por këtë nuk e ben domosdoshmërisht teologu, por ai tek i cili konvergon dija fetare dhe ajo empirike, fjala e qetë që buron nga një zemër e sinqertë, dhe metoda e bukur që prodhon pershpirtshmëri unifikuese.
Kjo nëse nuk duam që të përsëriten gabimet dhe të mos analizohen mësimete kohëve .
Një umre nuk i shlyen gabimet e një nate por as një falje e paradites (duha) nuk i justifikon gabimet dashakeqe te përsëritura të ditës pa diell.
Tungjatjeta mik unë që te shkruaj di/dua/mësoj, behu edhe ti një tjetër nxënës i natës por mos e neglizho errësirën e ditës….

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re