Është ndarë nga jeta ylli i këngës popullore fierake, Jani Tase. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur në Fb, i biri i tij, Fredi Tase.

 

“Sot po ndahem me njeriun e rëndësishëm të jetës sime, babanë, – shkruan ai në Fb. – Dhe dhimbjen time besoj e kuptojnë ata që s’e kanë babanë e tyre, sa e fortë është. Sa hidhërim le pas. Por unë e kam dhimbjen dyfish, se përveç babait, kam humbur shokun e mikun e afërt.

Njeriun që ka qënë pranë meje çdo çast, udhërrëfyesi im, burimi i frymëzimit jo vetëm si prind, por më shumë në rrugën e artit që na lidhte fort. Trashëgimia e tij artistike është dhurata më e çmuar që na ka lënë. “

 

Po cili është Jani Tase?

Një portret i shkurtër marrë nga një refleksion i Vladimir Muçës, vite më parë. “Jani Tase, personazhi kryesor rreth të cilat strumbullohen rrëfimtaritë, vjen si një Jan Kukuzeli i shekullit 21, i mbushur me puhiza shpirti, por dhe si një det i dallgëzuar, apo si një “fushë e pamatë” ku “një sy blu” jep mesazhet e një dashurie të pamatë.

Jo më kotë epikrifet gjenezike që në fillim e japin si një trupëzim, në një tjetër materie të pavdekshme bibliografike të këngës qytetar fierake dhe të vetë Jani Tasës të cilët qëndrojnë si qershia mbi torte në monografitë e kultures muzikore me vlerën e cilësinë:”Shqiptar!” “Katërqind karatësh!”.

Portretizimi toponomistik e vesh librin me shumë detaje jetësore, të cilët në vetëvete janë burimorja, zanafilla e solfezhëve,partiturave muzikore që fillesën e kishin në tendat e dasmave anëkënd vendit,nga Dibra në Përmet,nga Berati në Korçë e Shkodër. Në ato rrugica ka la fëmijërinë zbathur,e ku hija e shtëpisë trekatëshe, stoike në muzgun 50 vjeçar që kundrohej çdo natë me konturet e përmbysur mbi lumin Gjanica.

Këta instrumentistë, këngëtare, muzikologë me një pasionant si Jani Tase kryen një hap madhor: Kryen konvergimin muzikor ndërkrahinor. Ky konvergim vinte si një domosdoshmëri kohore; sidomos në aktualitetin e sotëm, ku provincializmi në kulturën e këngës duhet të ja lërë vendin një bashkëpunimi. Marrja dhe dhënia reciproke e fonemave muzikore drejt një qytetërimi të këngës qytetare në rrafshin kombtar e më tej në të pastajmen në rrafsh globalist.

Detajet e imtësirat jetësore, e veshja e tyre me përceptime muzikore e ka jetësuar materien librare. Krahas portretizimit karizmatik-muzikor të Jani Tases,duke folur për këngën qytetare fierake, bazelen dhe progresin e sajë, autori e gjen në botën e magjishme të shpirtit të popullit që çdo gjë e ka bërë këngë, i ka dhënë pavdeksinë.

Kënga ka qenë gjithnjë majaja e shpirtit fierak e shqiptar në tërësi, ndaj ajo vjen e thjeshtë si vetë jeta e këtij populli,sepse gjithça e ka fillesën në këtë buran. Zakonisht populli i len anonim krijuesit e tijë, por me këtë monografi, kujtesa që u bëhet brezave e sfidon anonimatin.

Kjo kujtesë ka gdhendur në mënyrë të pashlyeshme jo vetëm emrat e kompozitorëve popullor,aranzhamëve, këngëtarëve, por nëpërmjet tyre na vine momentet frymëzuese që i kanë lindur këto këngë.

Edhe pse kanë kaluar dhjetra e dhjetra vite, populli i përjeton momentet krijuese të këngëve: “Goca e berberit”; “Hajde moj fierakja”; “Kënga e Nazes”; “Një Veri i hollë”; “Rashë e pashë një ëndërr”; “Sarajet”; “Mblidhja grurit”.

/Marrë me shkurtime nga V. Muça, refleksione mbi monografinë e Fran Ukcamës “Emblema e këngës qytetare fierake”).

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re